Categories: Uncategorized

“Hashim Thaçi është në kundërshtim me Kushtetutën”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se afati i përcaktuar nga presidenti Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit që 48 orë të nominojë kandidatin/kandidaten për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Në një prononcim për Koha.net, Hasani ka thënë po ashtu se Thaçi s’ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në rast se Kurti nuk e respekton këtë afat.“Presidenti i Republikës nuk mund të caktojë afate sepse procesi i formimit të institucioneve është një proces politik që bazohet në Kushtetutë. Presidenti duhet t’i përmbahet Kushtetutës, e cila në asnjë interpretim nuk i jep të drejtë Presidentit për vënie të afateve ultimative, kurse forcat politike kujdesen për formimin e vullnetit politik të qytetarit të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin VLAN e kanë bërë të qartë që herën e parë se Presidenti asnjë diskrecion nuk ka në çështjen e propozimit të mandatarit, kurse në të dytën raund ekziston një diskrecion që duhet të realizohet brenda kritereve mbizotëruese, gjithnjë duke respektuar vullnetin e shumicës së votuesve të Kosovës.
Hasani tutje ka shtuar se Thaçi nuk mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka të drejtë të marrë asnjë vendim që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e VLAN-it.Sipas tij, ai duhet të pres dhe t’i lë të qetë forcat politike për të formuar vullnetin e ri të votuesit kosovar, në pajtim me Kushtetutën dhe sqarimet e dhëna në rastin VLAN.

“Në Gjykatë Kushtetuese mund të shkohet vetëm nëse ekziston një dekret i Presidentit të Republikës për emërim arbitrar të mandatarit pa propozimin e partisë fituese, i cili dekret më pastaj do të mund të sfidohej në Gjykatë Kushtetuese nga palët e autorizuara (Qeveria, Kuvendi, Avokati i Popullit). Nuk ka mënyrë tjetër për ta dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti dhe nga askush. Çdo caktim i mandatarit pa propozim të partisë fituese është arbitraritet i kulluar”, thuhet në përgjigjen e Hasanit për gazetën Koha Ditore.

të fundit

Andi Shehi bëhet baba për herë të parë, emri i veçantë i të voglit

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Enki e Andi Shehi janë bekuar me vogëlushin e tyre, Amor. Ka…

8 minutes ago

EMRAT/ Aksident i rëndë në rrugën Sarandë-Ksamil, dy të rinj përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Mësohet se…

25 minutes ago

Pas temperaturave të larta, Franca goditet nga stuhi breshëri

Pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë, një stuhi e fuqishme goditi pasditen e së shtunës…

28 minutes ago

Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kontributeve për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi dhe nis…

50 minutes ago

Rama sulmon Berishën për kontratën e lobimit në SHBA: 6 milionë euro për Latifin, që t’ia bëjë oqeanin kos

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë për mitingun e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit. "Kush e ka…

1 hour ago

Zbulohet plani i Eglit dhe Gjestit për të ardhmen e tyre?

Janë bashkë. Nuk janë bashkë. Ngjajnë në çift. Nuk ngjajnë në çift. Shumë gjëra kemi dëgjuar këto kohë për Gjestin…

1 hour ago