Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për aktakuzat e paralajmëruara nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se akuzat që delegohen përmes kësaj gjykate, burimin e kanë në Serbi. Haradinaj ka thënë se liderët politikë nuk duhet ta sulmojnë njëri-tjetrin, kur Kosova sulmohet nga armiku.
None found
“Akuzat që vijnë nga Specialja, burimin e kanë në Serbi. Kur të sulmon armikun, mirë është të mos sulmojmë njëri-tjetrin. Nëse rrezikohet konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, ka thënë Haradinaj në Syri TV. Ai ka thënë se aktakuzat janë të rënda dhe e dëmtojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Këto aktakuza kanë të bëjnë me spastrim etnik, me vijën komanduese. Të gjitha kanë tendencë që t’i atribuohen të gjithë vendit. Serbia është duke punu me ia ba një dëm shqiptarëve, me ia lanë disa gjëra të këqija, për të cilat Kosova mund të vuaj ndër shekuj”, ka thënë ish-kryeministri Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se llogaritë personale të liderëve të Kosovës, duhet të lihen mënjanë në këtë kohë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit.…
Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…
"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…