Categories: Uncategorized

Haradinaj letër Kurtit: Të kanë rrahur e torturuar, të lutem mos ia hiq taksën Serbisë

Ish – kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ia ka shkruar një letër kryeministrit aktual Albin Kurti dhe e ka publikuar atë në Facebook.

Në këtë letër, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të mos e heq taksën kundër Serbisë, shteti i cili sipas tij ka rrahur e torturuar kryeministrin aktual.

Të lidhura

None found

“Mos e heq taksën Albin, të lutem”, është lutja e Haradinajt drejtuar Kurtit.

Kjo është letra dhe lutja e plotë e ish-kryeministrit për kryeministrin e ri të vendit:

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

Ramushi

të fundit

Protesta para ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

1 second ago

Përgjegjësia për Hagën: Ish-ushtaraku Hafir Hoxha kërkon llogari nga institucionet

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

2 minutes ago

Llapi i jep fund serisë negative në shtëpi, mposht thellë Vushtrrinë me rezultat 4-1

Llapi ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën…

3 minutes ago

Students and citizens protest outside the Ministry of Education, demanding Prime Minister Rama’s resignation

Qytetarë dhe studentë, janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit. Sot bëhen 175 ditë që qytetarët protestojnë kundër…

5 minutes ago

Former Italian police chief Gianni De Gennaro shoots himself while under investigation for the Via D’Amelio massacre that killed Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

5 minutes ago

Ramabaja: Three currents within the Student List in Serbia

Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim…

6 minutes ago