Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk e sheh si të prerë çështjen e taksës ndaj Serbisë, që ai vetë e ka vendosur. Sipas Haradinajt, taksa nuk duhet të shikohet si “mjet i përhershëm” kjo taksë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti ka gabuar kur tha se taksën ndaj produkteve serbe do ta zëvendësoj me reciprocitet.
“Kurti ka zgjedhur mënyrën më të keqe për ta hequr taksën. Ka ofertu para zgjedhjeve për ta hequr taksën, ka dhënë ofertë ai dhe zonja Osmani”, ka thënë fillimisht Haradinaj kur u pyet për cështjen e tarifës, mbajtja e së cilës numërohet si një ndër arsyet që prishi partneritetin mes LDK’se e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Haradinaj.
LDK-ja edhe sot i jep afat Kurtit që ta heqë tarifën ndaj Serbisë për ta vazhduar bashkëpunimin në Qeveri, për të cilën partia e Mustafës ka nisur mocion mosbesimi.
Haradinaj thotë se tarifa e vënë nga ai nuk ka qenë mjet i përhershëm. Sipas kreut të AAK-së, tarifa është dashur të përdorët përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Mirëpo këta gabuan sepse taksa nuk ka qenë një mjet i përjetshëm. Taksa është vendosur me ia kriju një kundërvlerë, në këtë rast edhe Amerikës, kur të bisedon me Serbinë për ne, për një marrëveshje kualitative, përmbajtësore. Duke e ofertu heqjen e taksës, nuk ia mundësuan amerikanëve që të kenë dicka në dorë për ne, për Kosovën përballë Serbisë.
Kosova kur ta heqë taksën, do ta heqë taksën. Atëherë Kosova do të jetë e sigurt se nuk ka ndarje apo ndonjë dallaver”, shton ai.
Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…
Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…
Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…
Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…
Partia Demokratike, ka denoncuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanin, për abuzim me detyrën dhe përdorim të padrejtë…