Categories: Uncategorized

Haradinaj kritikon Kurtin për deklaratat e marrëveshjeve në Munih

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit aktual Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Munih, për të cilat, ky i fundit, thotë se s’ka informacione.

Haradinaj, kujton një takim që e kishte mbledhur në kohën kur qe kryeministër, me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës dhe Transportit Rrugor, me të cilët kishte biseduar lidhur me marrëveshjet që i kishte arritur i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trumpi, Richard Grenell.

Ish-kryeministri thotë se nga ta ka kërkuar mos të negociojnë asnjë që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, e njësoj, thotë se është dashur të bëjë edhe kryeministri Kurti për “të mos turpëruar vendin duke thënë se s’ka qenë i informuar”.

“Si kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Xhemajli, dhe Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, shkruan Haradinaj.

Marrëveshjet e nënshkruara në Munih, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë bërë pa dijeninë e tij. Ai, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka shkruar se nuk e ka autorizuar askënd për këtë marrëveshje.

“Këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga qeveria e re, as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”, ka shkruar Kurti.

të fundit

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të parë

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Argjira Spanca, dhe balerini Graciano Tagani do të bëhen prindër për herë të…

5 minutes ago

Altin Ndoci pjesë e grabitjes së Rinasit, përgjimet e SKY ECC: Na duhen qitësa… (DETAJE)

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News, ka zbuluar detaje të reja…

10 minutes ago

Nuk e kursejnë – Limi dhe Dolce me puthje e skena intime përpara Albës

Dolce dhe Lim Hoti kanë nisur ditën e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e famshme me puthje e ledhatime. Dyshja,…

13 minutes ago

Komisioni Evropian ka miratuar një hua rekord prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Komisioni Evropian prezantoi zyrtarisht të mërkurën një paketë huaje prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, teksa Brukseli përshpejton përpjekjet për…

16 minutes ago

Adriana Matoshi: Kur fjala ka peshë dhe heshtja përgjegjësi

Aktorja dhe deputetja rrëfen për rrugëtimin e saj profesional dhe personal, nga rolet artistike te angazhimi publik, duke u ndalur…

36 minutes ago

Edi Rama përplaset me Klodiana Lalën: Hidhini plehrat ku të mundeni se fajin e ka inceneratori i Tiranës! Gazetarja: Janë vjedhur miliona, ti bën propagandë me ne…

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një polemikë në rrjetet sociale me gazetaren Klodiana Lala, për situatën e përmbytjeve në vend.…

52 minutes ago