Categories: Uncategorized

Haradinaj kërkesë BE-së: Tregoni përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë si SHBA-të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret edhe nga Bashkimi Evropian përkushtim dhe seriozitet të njëjtë siç treguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai kërkon që BE-ja të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të saj dhe të përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Të lidhura

None found

“Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.”

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj po ashtu ka pasur një kërkesë drejtuar Papa Fraçeskut që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim”, ka përfunduar ai.

të fundit

Përplasje studentë-polici në protestën para Ministrisë së Arsimit, dy gazetarë të lënduar

Dy gazetarë kanë mbetur të lënduar gjatë raportimit të protestës së sotme e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje…

4 minutes ago

Koçiu për protestën e studentëve: Dhuna nuk është zgjidhje, të rinjtë përdoren për të fshehur paaftësinë politike

Pas protestës së studentëve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu në Facebook dënimin e saj për dhunën, goditjet ndaj institucioneve dhe Policisë…

17 minutes ago

Barcelona dhe Real Madridi ndoqën nga afër Haalandin dhe tre futbollistë të tjerë në Anfield

Barcelona dhe Real Madridi kanë dërguar skautët e tyre në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, për të vëzhguar nga…

18 minutes ago

Konjufca and Eide discuss Kosovo’s European path and regional security in Warsaw

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me…

22 minutes ago

Student protest outside the Ministry of Education, Berisha: The terror against young people must stop

Pas protestës së studentëve dhe përplasjeve të tensionuara me policinë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi ndërhyrjen…

22 minutes ago

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të largohet nga ambasada amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në…

22 minutes ago