Categories: Uncategorized

Haradinaj flet për raportet me Thaçin, jep mendim për qeverinë Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për raportet e tij me presidentin, Hashim Thaçi.

Ish-kryeministri që sa mbante këtë post kishe marrëdhënie të tensionuara me të parin e shtetit tha se ka disa tema që i bashkojnë ata.

Të lidhura

None found

E një e tillë duket që ka qenë javën e kaluar për të bindur deputetin e Nismës, Haxhi Shala për të votuar qeverinë Hoti.

I pyetur se a ka qenë në makinën e përbashkët me Thaçin, Haradinaj duke hezituar të përgjigjet, tha se “makina ka qenë e atyre që e vozisin”.

“Me presidentin na kanë ndarë disa tema, por mund të na bashkojnë disa të tjera. E vërteta është që Kosova, kufijtë e vet, Kushtetuta e vendit janë obligim i gjithëve për t’i mbrojtur. Njëkohësisht, në funksionet tona politike zbatojnë secili të drejtën time. Unë si kryetar partie, palë në qeverisje dhe për faktin se zotëri Haxhi Shalën kam pas rastin ta njoh qysh prej 99-ës kemi shërbyer bashkë e më vonë si partner koalicionit. Sa i përket raporteve me presidentin, ato mbesin në bazë të funksioneve dhe përgjegjësive, për makinën ato janë të atyre që i vozitin”, tha ai.

Sa i përket deklarimeve të presidentit Thaçi, se qeveria Hoti është e pakicës shqiptare dhe se duhet punojë me opozitën, Haradinaj tha se për dialogun me Serbinë iu nevojitet një gjë e tillë.

“Është me rëndësi të jetë një shumicë solide, sa i përket qeverisjes është funksionale, por sa i përket temave tjera të interesin nacional, si dialogu sikurse e dina vendimet i merr parlamenti. Është e pamundshme pa një shumicë shqiptare të arrihet një vendim i kësaj natyre. Personalisht mendoj se është me dobi të ketë një konsensus për temat nacionale”, tha ai, raporton kp.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një vizite sot në hidrocentralin “Renelual Tahiri” në Dragash.

të fundit

Thirrje nga sheshi para Kryeministrisë: nesër më shumë pjesëmarrje, të shtunën protestë kombëtare në Tiranë

Sheshi përpara Kryeministrisë ka dëgjuar sot një tjetër thirrje të fuqishme që synon të ndezë edhe më shumë revoltën popullore…

9 seconds ago

Henry i del kundër shkëmbimit Gyokeres-Alvarez: Po të isha Arteta, do ta mendoja mirë

Më herët gjatë kësaj jave, raportime të ndryshme sugjeruan se Atlético Madrid do të ishte i gatshëm ta shiste Julian…

5 minutes ago

Gërvalla i përgjigjet deklaratave të LDK-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kritikuar deklaratat e deputetëve të LDK-së lidhur me raportet e…

6 minutes ago

“GTA VI” hap paraporositë pas më shumë se një dekade, por vjen vetëm me shkarkim digjital

Paraporositë për instalimin e radhës në serinë ‘Grand Theft Auto’ u hapën të enjten, pas më shumë se një dekade…

15 minutes ago

Australia shqyrton masa më të ashpra për rrjetet sociale të të miturve

Australia po shqyrton masa më të forta për zbatimin e kufizimeve të para në botë për përdorimin e rrjeteve sociale…

16 minutes ago

Tesla zgjeron stafin dhe synon rritje të prodhimit në fabrikën pranë Berlinit

Tesla planifikon të punësojë edhe 1,000 punonjës shtesë për fabrikën e saj pranë Berlinit, njoftoi të enjten prodhuesi amerikan i…

16 minutes ago