Të paktën 7 persona kanë humbur jetën nga gripi sezonal në Kosovë, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gripi ka kaluar pragun epidemik. Infektologët thonë se javëve të fundit është rritur numri i të prekurve me grip, shkruan sot gazeta “Zëri”.
7 persona kanë vdekur nga gripi sezonal, ndërsa mbi 16 mijë persona janë prekur me të. Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë.
None found
Pediatri Ramush Beiqi kishte bërë të ditur për gazetën se një fëmijë, i cili ka pasur probleme në zemër, ka vdekur, ngase ishte prekur edhe me grip. Ndërsa 6 personat të tjerë të vdekur nga gripi në Klinikën Infektive thuhet se kanë qenë me influencën A të gripit sezonal.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka thënë për “Zërin” se ka fluks më të shtuar të rasteve të prekura me grip. Ajo ka bërë të ditur se pesë rastet që kanë përfunduar me vdekje kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, ndërsa njëri rast nuk ka pasur sëmundje shoqëruese, vetëm influencë A. “Prej muajit dhjetor deri tani kemi 6 raste të vdekjes. Ata janë konfirmuar me influencë A. Katër prej tyre kanë pasur edhe sëmundje paraprake kronike, të cilat për ne kanë qenë të njohura
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…