Categories: Uncategorized

Grenell mbështet qëndrimin e ambasadorit amerikan: SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë

I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan, David Perdue, i cili mbrëmë ka thënë se nëse nuk hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe të plotë me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë.

Përveç pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar edhe pezullimin e fondeve dhe investimeve milionëshe në Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Perdue në shkrimin e tij kishte kujtuar faktin se SHBA-ja është duke ruajtur paqen mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 20 vjet dhe, sipas tij, nëse Kosova nuk e heq taksën, atëherë SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Richard Grenell kishte reaguar ashpër pas vendimit të Albin Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se Kurti po bën një gabim shumë serioz.

të fundit

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

12 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

13 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

14 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

21 minutes ago

Christopher Robin, djali pas personazhit të Winnie-the-Pooh që u përball me barrën e famës

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

21 minutes ago

Egnatia B fiton bindshëm, ndërsa Kukësi B shënon gjashtë gola ndaj Shirokës

Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…

21 minutes ago