Përfaqësuesi Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sot në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Grenell para syve të Vuçiqit ka bërë thirrje që Serbia të ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet të heq taksën.
None found
Në një konferencë të përbashkët për media, Grenell ka thënë se nuk ka ndonjë plan apo agjendë të caktuar, por ka ardhur në Prishtinë dhe Boegrad për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për njerëzit e rinj, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë presidenti i Serbisë ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milionë çdo ditë që nga marrja e atij vendimi.
Kreu i shtetit serb gjithashtu ka thënë se ka diskutuar me Grenell edhe çështjen e hekurudhës Beograd-Prishtinë, por ka thënë se është e rëndësishme që të hiqet taksa, pasi sipas tij s’ka sens të ketë një hekurudhë mes dy shteteve pa pasur se çfarë të transportosh.
Kur ka folur për marrëveshjen ajrore Prishtinë-Beograd, Vuçiq ka thënë se është e nevojshme të arrithet edhe një marrëveshje mes drejtoratit të Aviacionit Civil dhe KFOR-it dhe adoptimi i një marrëveshje të tillë në Kuvendin e Serbisë.
Asisti i Qazim Laçit për Ali Sowe Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Amedspor dhe Rizespor, e vlefshme për…
Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…
Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…
Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…