Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është përgjigjur akuzave të VV’së për falsifikim në aktvendimin e çështjes së mandatarit.
“Deklaratat dhe akuzat “për falsifikim” janë të pavërteta dhe të pasakta’’, thuhet nga Gjykata. Kjo sepse Gjykata Kushtetuese, të enjten e kaluar, më 28 maj 2020, ka publikuar vetëm njoftimin me Përfundimet e Gjykatës lidhur me Aktgjykimin KO72/20″, kanë thënë nga Kushtetuesja për lajmi.net.
None found
Tutje thuhet se teksti i plotë i publikuar sot i përmban të gjitha arsyetimet e nevojshme dhe përfundimet e Gjykatës.
“Teksti i plotë i Aktgjykimit i publikuar sot, përmban të gjithë arsyetimin, përfundimet e Gjykatës dhe Dispozitivin e saj”.
“Përfundimet e Gjykatës, të publikuara sot përmes Aktgjykimit (shih paragrafin 546) janë identike me ato të publikuara më 28 maj 2020 (shih paragrafin 1). Dispozitivi i Aktgjykimit KO72/20, duhet të lexohet në dritën e arsyetimit të këtij Aktgjykimi.”
Në përgjigjen për lajmi.net, bëhet e ditur se vendimi i Gjyaktës është marrë me vendim unanim, të të gjithë gjykatësve.
“Në fund duhet theksuar se, Dispozitivi i Aktgjykimit i publikuar sot, po ashtu si edhe Përfundimet e Gjykatës, janë hartuar dhe publikuar me miratimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.”
Ndryshe, VV ka paralajmëruar se do të bëjë një analizë me këshilltarët ligjorë dhe ekspertët e jashtëm për vendimin e Gjykatës. Ata thonë se Gjyakta shtrembëroi faktet dhe se vendimi është i padrejtë.
Kushtetuesja vendosi në favor të dekretit të presidentit për mandatimin e kandidatit për kryeministër nga LDK.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…
Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…
E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…
Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’ia heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht…
Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…