Categories: Uncategorized

Gjermania pro liberalizimit, por disa vende ende hezitojnë

Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë, por nuk kanë përgjigje të prerë se kur do të mundë të jetë në rend dite vendimi për këtë në Këshillin e Bashkimit Evropian, si dhe a kanë kërkuar disa shtete anëtare ndonjë raport të ri për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.

Nga Komisioni Evropian kanë thënë për radion “Evropa e Lirë” se sa i përket liberalizimit të vizave “Komisioni Evropian qëndron prapa vlerësimit të dhënë që në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”.

Në pyetjen se a do të ketë ndonjë raport të ri, ky Komision ka thënë se raporton rregullisht në raportet vjetore të progresit për suksesin e Kosovës në fushat e ndryshme, që janë të lidhura edhe me kriteret për liberalizim.

Raporti i fundit për këtë ishte ai i vitit 2019 dhe në të Komisioni kishte përsëritur vlerësimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se Komisioni në vjeshtë, kur do të nxjerrë paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, do të përfshijë në të edhe vlerësimin rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim vizash nga ana e Kosovës. Në këtë moment, thonë burimet në Bruksel, pritet që Komisioni të përsërisë se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e nevojshme dhe se Komisioni e mban rekomandimin që vizat të hiqen për udhëtimin e shtetasve të Kosovës në vendet e BE-së dhe vendet tjera të Zonës Shengen, të cilat nuk janë anëtare formale të BE-së si: Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Nga disa burime diplomatike është dëgjuar se disa shtete të cilat hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën –siç është rasti me Francën – kërkojnë një vlerësim të ri për të parë nëse Kosova vazhdon t’i përmbushë kushtet ose jo. Këto vende kanë disa vërejtje në fushën e sundimit të ligjit dhe disa shqetësime për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, i cili, ndonëse është i vogël, megjithatë ekziston, sidomos në Francë.

Parlamenti Evropian po ashtu vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave. Për më tepër, shumë deputetë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar Presidencës Gjermane që të vendosë në rend dite dhe të sigurojë që edhe për qytetarët e Kosovës të hiqen vizat. Ata kanë rikujtuar se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron te vendet anëtare të BE-së, të cilat me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago