Categories: Uncategorized

Gazetari shqiptar i infektuar me Covid-19 bën deklaratën e fortë: Viktimat zëvendësohen direkt me të tjerë

I deklaruar me Covid-19 kohë më parë, gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mbrohen nga virusi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar detaje rrëqethëse brenda Klinikës Infektive të Prishtinës, ku shprehet se viktimat lënë shtretërit e menjëherë zëvendësohen nga të tjerë.

Të lidhura

None found

Buzhala gjithashtu shprehet se jo çdo gjë duhet lënë në dorë të mjekëve por secili të kontribuojë duke u kujdesur për veten e për të tjerët.

Postimi i plotë:

Te dashtun shoke dhe shoqe,

Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me sulme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve.

Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite granatat e para mbi kulmat e shtepive tone.

Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DRAMATIKE. Shtratin e nje personi te vdekur nje ore me pare e pushton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent.

Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.

Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise.

Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vdekje?

Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore.

Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

4 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

4 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

17 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

21 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago