Categories: Uncategorized

Gazeta zvicerane alarmon: Rastet e COVID-19 po rriten në mënyrë rapide në Kosovë, kjo është problem për Zvicrën

Gazeta e njohur zviceriane Blick ka shkruar sot për numrin e shtuar të personave të prekur me koronavirus në Kosovë.

Në këtë artikull të publikuar nga Blick thuhet se Kosova ishte njëri nga shtetet që nuk ishte prekur që nga fillimi prej pandemisë koronavirus.

Të lidhura

None found

Gazeta zviceriane shkruan se nga 18 maji qeveria në Kosovë ka nisur me lehtësim të masave, derisa, edhe aty si në vendet tjera evropiane ekzistonte një frymë optimizmi për këtë cështje.

“Më pak se dy muaj më vonë, situata është krejtësisht e ndryshme. Numrat e personave të infektuar me koronavirus janë rritur ndjeshëm që nga mesi i qershorit. Gjatë ditëve të kaluara, ka pasur më shumë se 200 infeksione të reja, gjithsej 94 vdekje tashmë janë konfirmuar – dhe numri ka të ngjarë të rritet shpejt. Numri i rasteve aktive të enjtën është bërë e ditur se është 2118”, shkruhet në artikull.

Aty përmendet se gjatë tri ditëve të kaluara numri i personave që kanë dalë pozitiv me COVID 19 ka qenë gjysma e atyre që janë testuar.

Mungesa testeve është gjithashtu njëri nga problemet për të cilat flitet në këtë artikull. Derisa në Zvicër, kryhen deri në 15 mijë testime në ditë, në Kosovë kryhen nga 200 deri në 400 teste.

Qeveria tashmë e ka njohur problemin. Kryeministri Avdullah Hoti i cili ka qenë në krye të Qeverisë që nga 3 qershori, dëshiron të rrisë kapacitetet e testimit në 500 teste në ditë. Numri i të infektuarve në Kosovë ka të ngjarë të mbetet i lartë edhe në Kosovë, d.m.th. numri i të infektuarve që nuk e dinë se janë të infektuar – dhe gjithashtu mund të mos kenë simptoma”, thuhet në artikull.

Aty përmendet se qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, në ato komuna ku ka më së shumti raste të konfirmuara.

“Ne po bëjmë çmos që gjendja të jetë nën kontroll,” citohet të ketë thënë kryeministri Hoti. Ai nuk do të kishte asnjë hezitim në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse ekspertët e shëndetit e miratojnë.

Qeveria kosovare jo vetëm që po lufton virusin – por po lufton edhe popullsinë e vet. “Vlerësohet se 30 përqind e qytetarëve të Kosovës nuk mendojnë se Covid-19 është i vërtetë,” tha Hoti.

Kriza e koronës në Kosovë mund të jetë problem për Zvicrën

Për Zvicrën, zhvillimet në Kosovë janë problematike për shkak të sezonit të pushimeve. Pas Serbisë, Kosova është duke u bërë një nga shtetet numrin më të madh të rasteve, me pasoja dramatike nëse udhëtarët kthehen në Zvicër të infektuar dhe nuk respektojnë rregullat e karantinës.

Kosova është në listën e Këshillit Federal të vendeve me rrezikshmëri të lartë, por shumë njerëz që janë të gatshëm të udhëtojnë me sa duket nuk duan të respektojnë rregullat e detyrueshme të karantinës pas kthimit të tyre.

“ Dhjetë ditë vetë-izolim janë të detyrueshme pas një udhëtimi në Kosovë – kushdo që e shkel këtë mund të gjobitet deri në 10,000 CHF. Nuk ka kontrolle në vendkalimet kufitare – as me tokë dhe as në aeroport”, thuhet në artikull.

të fundit

Përvetësuan 700 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale, policia zbardh skandalin në Postën Shqiptare të Durrësit: Arrestohen drejtoresha dhe dy vartëset

Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar…

3 seconds ago

MPB sekuestron gjashtë vetura dhe një banesë në pronësi të Aleksandar Llazarov nga Koçani

MPB Maqedoni njofton se dje ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një banesë të Aleksandar Llazarovt, i cili u arrestua ditë…

3 minutes ago

Kryq i madh mbi Nokën dhe Korreshin, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD shfaqin pakënaqësi ndaj kandidatëve të Berishës

Ditën e sotme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, zhvilloi mbledhjen ku u votua për disa prej posteve më të rëndësishme,…

8 minutes ago

BIRN: Brukseli rrit presionin për ligjin e Zonave të Mbrojtura dhe Investimeve Strategjike, por maxhoranca bllokon nismat në Kuvend për shfuqizimin e tyre

Komisioni Europian, kërkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2024 që prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin…

11 minutes ago

Anthony Gordon vlerëson Messin: Është më i mirë se sa e kisha imagjinuar

Pas eliminimit të Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, Anthony Gordon pranoi ndikimin e madh të…

33 minutes ago

SDSM accuses VMRO-DPMNE: Isolation is costing Macedonia billions of euros

Nga LSDM thonë se për shkak të politikës së izolimit të shtetit, Maqedonia nuk po humb 4 milionë, por miliarda…

33 minutes ago