Categories: Uncategorized

FSSHK ngre alarmin: Situata po del jashtë kontrollit, Kosova rrezikon të bëhet Wuhani i Ballkanit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur se situata e COVID-19 në vend është duke dalë jashtë kontrollit dhe kjo për shkak të politikave të disa partive politike.

FSSHK ka dalur me rekomandime të cilat sipas tyre dhet të ndiqen edhe nga Qeveria, por edhe nga opozita qëë t’i zbatojnë, sepse sipas tyre nëse nuk zbatohen masat, Kosova do të bëhet Wuhan i Ballkanit.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës duke qenë para një kollapsi në shëndetësi ju njoftojmë se situata është duke dalur jashtë kontrrollit dhe kjo falë politikave të ndyra të gjitha partive politike. Të gjitha këto veprime burokratike nga pozita dhe opozita në emër të të ashtuquajturave ligje është duke e përshkallëzuar situatën e keqe me COVID-19. Në këtë situatë FSSHK edhe njëherë bën apel që të DËGJOHEN profesionistët shëndetësor të IKSHPK-së, apelet e Prof. Dr. Lul Rakës dhe të njerëzve që po merren direkt me luftimin e Pandemisë, e kursesi të mos dëgjohen Komisionet Ad-hoc të formuara nga politika”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, FSSHK përmes këtij reagimi i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, duke i thënë se asnjë justifikim politik nuk vlenë në këtë kohë nëse bëhet në bazë të burokracisë dhe veprimeve partiake.

“Ministër Zemaj, asnjë justifikim politik nuk vlen në këtë kohë nëse ju e bëni në bazë të burokracisë dhe veprimeve partiake. FSSHK edhe njëherë alarmon që nëse Qeveria aktuale dhe partitë politike pozitë dhe opozitë nuk veprojnë në lidhje me Pandeminë COVID-19 neve do të jemi Wuhan i Ballkanit”, thuhet tutje.

FSSHK rekomandon:

Të rritet numri i testimeve urgjentisht(të mos priten donatorët);
Të bëhen testet nëpër Komuna dhe institucione private;
Të dyfishohet buxheti për shëndetësi(punësimi i punëtorëve shëndetësor pa burokraci dhe referenca politike) si dhe të stimulohen punëtorët shëndetësor qëjanë të stërlodhur;
Të dëgjohen VETËM dhe VETËM instruksionet e profesionistëve shëndetësor;
Në të kundërtën punëtorët shëndetësor nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore në rrjedhën e mëtutjeshme të përkeqësimit eventual të situatës.
Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla ka dhënë edhe një porosi për qytetarët: “Qerasni mikun tuaj me një maskë në vend të një kafeje në ditë, me këtë do ia dalim”.

të fundit

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

27 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

28 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

51 minutes ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

56 minutes ago

Historia e errët e banores së re të “Big Brother VIP 5”, vr*sja e të fejuarit

Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…

1 hour ago

Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër

Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të…

1 hour ago