Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur të mos dënoje Vedat Muriqin.
Muriqi ishte i papërmbajtshëm në fitoren e fundit të Fenerbahces 0-2 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 në Superligën e Turqisë.
None found
Sulmuesi asistoi tek goli i parë i ekipit të tij, ndërsa shënoi golin e dytë dhe të sigurisë në minutat shtesë.
Megjithatë, tregimi i Muriqit nuk përfundon këtu, pasi sulmuesi i Kosovës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin pas golit.
Një gjest josportiv apo tentim vonimi i lojës ka bërë që gjyqtari të ndëshkoj me të kuq Muriqin, i cili më pas u akuzua për ndëshkim me të kuq me qëllim.
Por, TFF tashmë ka marr vendim se nuk ka asnjë provë për të dënuar prizrenasin me ndonjë ndeshje mos-lojë.
“Vedat Muriqi u akuzua për shkak të ndëshkimit me të kuq me vetëdije, por ai nuk do të dënohet pasi nuk u evidentua ndonjë shkelje”, thuhet në njoftimin e TFF.
Muriqi është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Basaksehirit.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…