Categories: Uncategorized

“Faleminderit nga zemra”, Thaçi publikon pamjet nga Haga

Pas kthimit në Kosovë nga marrja në pyetje e prokurorëve të Gjykatës Speciale, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte, Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar, në rrjetin social “Facebook”, foto nga Haga në Kosovë.

Në pamje shihet teksa Presidenti del nga zyrat e prokurorisë speciale në Hagë ku u intervistua për 4 ditë radhazi, dhe në anën tjetër foto nga pika kufitare e Morinës, ku qindra qytetarë e ish luftëtar të UÇK-së, me flamuj në duar kishin dalë për të pritur Presidentin Thaçi në perëndimin e 17 qershorit.

“Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime! ❤️ HTH”, shkruan Hashim Thaçi bashkangjitur fotove të postuara.

Kujtojmë se, vetëm një ditë pas kthimit në Kosovë nga marrja në pyetje e prokurorëve të Gjykatës Speciale, Presidenti, Hashim Thaçi ju është drejtuar qytetarëve, por pa dhënë asnjë detaj rreth intervistimit.

Ai ka treguar se është përballur me organin akuzues për 30 orë, lidhur me pretendimet për krime lufte, por jo nëse ato ndërlidhjen me aktakuzën e publikuar javë më parë, të cilin bashkë me Kadri Veselin dhe të dyshuar të tjerë e bën përgjegjës për afër 100 vrasje të paligjshme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago