Categories: Uncategorized

Edhe 2 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, gjithsej 88 të infektuar

dhe dy persona në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Lexoni reagimin e IKSHPK-së:

SOT 2 RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Sot me 27.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (108) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoVtë, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Nga data 08.02.2020 deri me 27.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 991 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tetëdhjetë e tetë (88) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 27.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 19.151 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.481, Vërmicë 5.149, Jarinje 1.536, Dheu i Bardhë 1.027, Hani i Elezit 2.892, Kullë 1.208, Qafë Morinë 47, Bërnjak 538, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 585.000 raste të COVID-19 dhe 26.844 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (96.968), Italia (86.5498), Kina (81.340), Spanjë (64.059), Gjermani (49.344), Irani (32.332), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (14.543), Zvicër (12.928), Holandë (8.603), Austria (7.610), Belgjikë (7.284), Turqi (5.698), Greqi (966), Slloveni (632), Kroaci (586), Serbi (528), Maqedoni e veriut (219), Shqipëri (186) dhe Mali i Zi (75).

Deri me 27 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (4.934), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (759), Holandë (546), Gjermani (321), Belgjikë (289), Zvicër (231), Turqi (92), Austri (58), Danimarkë (52), Greqi (28), Poloni (16), Luksemburg (15), Hungari (10), Slloveni (9), Serbi (8), Shqipëri (8), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (3) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

të fundit

Tedi Blushi: KE certifikoi shkatërrimin e Reformës në Drejtësi dhe paralajmëron stanjacion të negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka theksuar se Komisioni Europian ka çertifikuar shkatërrimin e Reformës në…

1 minute ago

Rita Ora dhe JLS ndezin skenën në Capital’s Summertime Ball në Wembley

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora elektrizoi skenën në Capital’s Summertime Ball me Barclaycard, të mbajtur të dielën, 15 qershor,…

3 minutes ago

Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur

Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin…

25 minutes ago

Vrau Pjerin Xhuvanin, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht

Arbër Paplekaj, ish-oficer i forcave RENEA, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para…

32 minutes ago

Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë…

40 minutes ago

Barcelona merr një ofertë të çmendur prej 150 milionë eurosh për Raphinha nga gjiganti i Premier Ligës

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dëshiron të rindërtojë linjën sulmuese dhe Raphinha është një opsion prioritar pasi ai tashmë…

41 minutes ago