“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.
Kjo bisedë e zhvilluar vitin e shkuar në kolegjin e Gjakovës mes mësuesit turk dhe pjestarëve të policisë së Kosovës dhe AKI-së nuk e ndaloi rrëmbimin dhe dërgimin e tij në Turqi edhe pse nuk ishte i njëjti person.
Mirëpo, edhe pse u dëguar gabimisht në Turqi dhe nuk kërkohej nga autoritetet atje, duke qenë se shkoi, gjykata e Stambollit e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar madje edhe me burg.
Kështu, siç raporton AA, mësuesi i kimisë Hasan Hüseyin Günakan i rrëmbyer përmes një operacioni të shërbimeve sekrete turke në Kosovë është dënuar sot me tetë vite e një muaj burg me akuzën “për pjesëmarrje ne organizatë terroriste”.
Rrëmbimi i gjashtë mësuesve turq shkaktoi tërmet në Kosovë dhe Kuvendi ngriti komision hetimor duke thirrur aty edhe Presidentin Thaçi, i cili dyshohet se pati rol kryesor nga pala shqiptare. /albeu.com
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…