Categories: Uncategorized

E rëndë, një person i maskuar lë 4 mijë dosje të Speciales tek zyrat e OVL-së së UÇK-së

Ditën e ndjeshme një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur me disa dosje të rëndësishme të Speciales në Kosovë.

Një pako me rreth 4 mijë dosje është lënë në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i maskuar.

Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati.

Në videon e publikuar nga Reporteri.net shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi, dukë lënë një paralajmërim. Në atë paralajmërim ishte thënë se ditëve në vijim do të vinë edhe rreth 7 mijë dosje.

Sidoqoftë, menjëherë me t’u raportuar në zyrat e OVL-UÇK-së kanë ardhur zyrtarë të EULEX-it që janë të autorizuar nga Gjykata Speciale, dhe kanë marrë këto dosje.

Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale. I pyetur nëse ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

10 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

29 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

36 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

44 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago