Categories: Uncategorized

E rëndë në Londër, shqiptari gjendet i vdekur në burg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli ku një shqiptar është gjetur pa jetë në burg. 29-vjeçari Liridon Saliuka është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Belmarsh-it, në Londër.

Viktima është lindur në Kosovë por kishte marrë pasaportën Britanike.

Të lidhura

None found

Ai u gjet në orët e para të mbrëmjes së 2 janarit në qelinë e tij e cila ishte e sigurisë së lartë.

Saliuka ndodhej në paraburgim që prej verës së kaluar kur u arrestua dhe akuzua për vrasje në një klub në lindje të Londrës.

Ai e mohoi të ishte përfshirë në këtë ngjarje. Viktima është i burgosuri i tretë që gjendet i pajetë në Belmarsh pasi në Nëntor një tjetër i burgosur u gjet i vdekur në ambientet e burgut.

Motra e tij Dita u shpreh për gazetën Britanike The Guardian se autopsia ende nuk i është bërë trupit të tij dhe se janë lejuar ti shohin viktimës vetëm fytyrën.

Por Saliuka i’u nënshtrua edhe një operacioni kirurgjikal intensiv dy vite më parë pas një aksidenti me makinë. Në trupin e tij u vendosën shufra metalike duke vështirësuar kështu ecjen dhe qëndrimin e tij për një kohë të gjatë.

Dita u shndërrua në infermieren e tij derisa vëllai i saj u shërua. Një raport nga kirurgu përkatës me porosi të avokatit të tij mbrojtës nxorri konkluzionin se Saliuka duhet përfundimisht të konsiderohet si një person me aftësi të kufizuara.

“Në Belmarsh vëllai im u vendos fillimisht në një qeli speciale ku krevati ishte me dyshek ortopedik por shumë shpejt u transferua në një qeli standarte.

Nuk u lejua të bënte një telefonatë të vetme deri natën e Vitit të Ri që arrita ta shoh. Ai më thoshte se njerëzit që kryejnë vetëvrasje janë të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga persona të tjerë se atë ditë ka pasur një konflikt dhe vëllai im është ngacmuar. Ai donte të pastronte emrin e tij nga akuzat por tani nuk do e ketë më këtë mundësi”, tregon ajo.

Mbrojtja ligjore e Saliukës u krye nga Organizata Britanike e Vullnetarëve JENG (Joint Enterprise Not Guilty).
“Një djalë i ri ka humbur jetën dhe ne nuk e dimë përse ka ndodhur kjo gjë”, tha Gloria Morrison, zëdhënëse e Organizatës.

“Vdekja e Liridonit përbën një shqetësim të rëndësishëm dhe duhet të shqyrtohet me seriozitet. Familja e tij duhet të lejohet që të marrë pjesë në proçeset e investigimit në mënyrë që të mësohen shkaqet e vdekjes së tij”, u shpreh Selen Cavcav, agjente e Shërbimeve Sociale.

Ndërkohë duke marrë parasysh të gjitha vdekjet e ndodhura në qelitë e paraburgimit do të kryhet edhe një investigim i pavarur nga organi publik Britanik “Prisons and Probation Ombudsman”. /albeu.com/

të fundit

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

3 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

3 minutes ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

3 minutes ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

3 minutes ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

4 minutes ago

Trump announces talks in Doha, Tehran denies it: They may be important, maybe not

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

4 minutes ago