Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste televizive gjatë mbrëmjes së sotme, e ka quajtur politikan tinëzak.
Mustafa ka reaguar përmes një postimi në Facebook dhe e ka përgënjeshtruar Ramën për ato që ka thënë për të.
“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mustafa.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…