Categories: Uncategorized

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë, ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë.Me këto raste numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 106.Deri më tash një person ka vdekur. Rastet e konfirmuara sot janë raste kontakti.

Njoftimi i plotë:

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.
Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 760.337 raste të COVID-19 dhe 36.862 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (152.631), Italia (101.739), Spanjë (85.195), Kina (81.470), Gjermani (63.929), Irani (41.495), Francë (40.174), Mbretëri të Bashkuar (22.141), Zvicër (15.760), Belgjikë (11.899), Holandë (11.750), Turqi (10.827), Austria (9.541) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.212), Kroaci (790), Serbi (785), Slloveni (756), Maqedoni e Veriut (285), Shqipëri (223) dhe Mal i Zi (91).Deri me 30 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (11.591), Spanjë (7.340), Francë (2.606), Mbretëri e Bashkuar (1.408), Holandë (864), Gjermani (560), Belgjikë (513), Zvicër (333), Turqi (168), Austri (108), Danimarkë (77), Greqi (43), Poloni (26), Luksemburg (22), Hungari (15), Serbi (16), Slloveni (11), Shqipëri (11), Maqedoni e Veriut (7), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (1).QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

13 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

27 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago