Fenerbahçe do ta ketë shumë të vështirë të mbajë në skuadër Vedat Muriqin këtë verë.
Bomberi i Kosovës është shndërruar në një objektiv të disa ekipeve të kampionateve të mëdha.
Para pak ditësh mediat angleze raportuan për një ofertë të West Bromwich Albion për Muriqin, që nëse bashkohej me ta do të kishte mundësinë të luante në një kampionat si Premier Liga.
Në Turqi zbulojnë më shumë detaje rreth këtij operacioni dhe është e përditshmja “Aspor”, që zbulon se ka një marrëveshje verbale mes Muriqit dhe trajnerit të WBA, Sllaven Bilic.
Kjo medie mëson se ka patur një bisedë mes Muriqit dhe trajnerit të njohur ballkanas.
Bilic i ka premtuar një rol të rëndësishëm në skuadrën e tij dhe i ka shprehur vullnetin e madh për ta patur në skuadër 26-vjeçarin.
Nga ana tjetër Muriqi duket se është bindur nga kjo ofertë dhe ka pranuar të vazhdojë bisedimet, duke i bërë të qartë trajnerit të anglezëve se do i duhet të bien dakord me Fenerbahçen në lidhje me vlerën e transferimit të tij.
Pritet të shihen zhvillimet e ditëve në vazhdim, por duket se Muriqi nuk preferon të shkojë në një klub të madh dhe të vuajë për të gjetur minuta, por të jetë lider në një klub, që sezonin e ardhshëm kthehet në Premier Ligë, pasi këtë edicion e ka kaluar në Championship.
Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe me ndeshje që…
Këtë të hënë në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvillohet ceremonia zyrtare…
"Big Brother VIP" ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet…
Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në…
Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…