Categories: Uncategorized

E ardhmja e Rashicës merr tjetër rrjedhë, qëndron te Werder

Është pritur që Milot Rashica të transferohet gjatë kësaj vere por deri më tani nuk është realizuar lëvizja e tij prej Werderit te ndonjë skuadër tjetër madje trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt tashmë po planifikon me 24-vjeçarin në skuadër për edicionin e ri.

Është folur gjatë për kalimin e sulmuesit të krahut te RB Leipzigu, por ky transferim nuk është finalizuar. Edhe skuadra tjera evropiane po interesohen për Rashicën.

“Ekziston një afat kohor i qartë, ku jemi pajtuar të dy palët për një transferim, nëse plotësohen kushtet. Por tash jemi në një kohë të përgatitjeve ku planifikojë në atë mënyrë, që ai do të luajë në xhiron e parë”, ka thënë Kohfeldt, përcjell “transfermarkt.de”.

“Mundësia që të luajmë me Milot Rashicën në xhiron e parë të Bundesligës është absolutisht reale. Ndoshta edhe më 6 tetor”, ka shtuar Kohfeldt.

Afati kalimtar përfundon më 5 tetor.

“Ai është mirë i integruar në ekip, ai ndihet mirë. Ne jemi në pikë ku shitja nuk duket në horizont”, ka shtuar Kohfeldt.

Ai do ta aktivizojë Rashicën në ndeshjen përgatitore të së hënës ndaj Austria Lustenau. Werderi po përgatitet në Austri.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago