Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë ekskluzive për Emisionin Pressing të T7 ka zbuluar detaje të bisedave me Kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.
“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.
“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.
Emisari amerikan ka thënë se ekonomia amerikane, nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe se pikërisht për Kosovën e Serbinë Trump i kishte kërkuar atij që të ndihmojë për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune.
Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin…
Arbër Paplekaj, ish-oficer i forcave RENEA, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para…
Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë…
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dëshiron të rindërtojë linjën sulmuese dhe Raphinha është një opsion prioritar pasi ai tashmë…
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, shprehet se ajo që u pa sot në rinumërimin e…
Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa…