Categories: Uncategorized

Dhunuan fëmijët, kërkohet paraburgim për dy edukatoret e kopshtit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për rishqyrtimin e masës së paraburgimit për dy edukatoret e kopshtit “Cambridge Kids”.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, thuhet se :”Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale

“Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, thuhet në njoftim.

Të martën Policia arrestoi një punonjëse të kopshtit “Cambridge Kids” pasi që e njëjta shihej në një video- incizim duke i rënë shuplak një fëmijë 16 muajsh.

E kopshti “Cambridge Kids” me anë të një reagimi ka kërkuar falje ndërsa kishte shtuar se kishin larguar nga puna edukatoren që shihej në pamjet e publikuara nga nëna e fëmijës në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar edhe të dyshuarën tjetër po ashtu edukatore në të njëjtin institucion arsimor, lidhur me rastin e keqtrajtimit të një fëmije.

Pas kësaj, inspektorati i Arsimit ka marrë masa ndaj çerdhes “Cambridge Kids”. Sipas ministrisë ky institucion ishte duke vepruar pa licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë prandaj edhe Inspektorati ka vendosur që të ndërpres veprimtarinë e këtij kopshti.

të fundit

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gjelbër të qytetit ndoten në mënyrë…

2 minutes ago

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

19 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

43 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

45 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

1 hour ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago