Categories: Uncategorized

Detaje të reja për vrasjen në Rahovec: Policia gjeti vetëm disa mbetje të viktimës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë në Rahovec, ku vëllai kishte vrarë vëllanë e më pas e kishte djegur.

Policia e Kosovës ka arrestuar rahovecasin me inicialet, G . K., për veprën penale “Vrasje e rëndë”, pasi që i njëjti dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, fillimisht më 27 shkurt të këtij viti në stacionin policor në Rahovec një grua kishte raportuar se bashkëshorti i saj ishte zhdukur që nga 11 janari, shkruan lajmi.net.

“Rasti fillimisht është inicuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo, Policia e Kosovës pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes kanë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit, kanë identifikuar personin e dyshuar G.K., i lindur në vitin 1961, si kryes i mundshëm i veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe sot është bërë arrestimi i tij.

“Sot me datë 09.04.2020 është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Arrestohet personi i dyshuar për ,,Vrasje të rëndë” në Rahovec

Gjakovë, 9 prill 2020

Me datë 27.02.2020 ne ora 14:10 në stacionin policor ne Rahovec është raportuar një rast person i zhdukur.

Ankuesja femër / kosovare/ shiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull / kosovar / shqiptar i moshës 64 vjeçar ishte zhdukur që nga data 11.02.2020.

Rasti fillimisht është inicuar në stacionin policor në Rahovec ndërsa për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë, rasti ka kaluar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë me datë 13.03.2020.

Pas një pune intensive operative hetimore hetuesit rajonal në koordinim të vazhdueshëm me prokurorin e çështjes kanë arritur të ndriçojnë rrethanat e rastit, kanë identifikuar personin e dyshuar G . K, mashkull / kosovar/ shqiptar i lindur në vitin 1961, si kryes i mundshëm i veprës penale ,,Vrasje e rëndë”.

Sot me datë 09.04.2020 është arrestuar personi në fjalë i cili është familjar i viktimës. Trupi i pajetë dyshohet se është djegur nga i dyshuari, policia ka gjetur vetëm disa mbetje në vendin e ngjarjes.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave të cilat dyshohet se i dyshuari i ka përvetsuar nga viktima pas kryerjes së veprës, po ashtu nga i dyshuari janë konfiskuar edhe dy armë të mbajtura pa leje dhe municion të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Personi i arrestuar me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago