Categories: Uncategorized

Der Spiegel: Qeveria Kurti e para që nga 99-ta me legjitimitet të plotë demokratik

Gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull Qeverisë së re të Kosovës, kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarës Vjosa Osmani.

Në një shkrim të botuar sot, “Der Spiegel” thotë se Kosova pa ndihma ndërkombëtare vështirë do të mbijetonte. Edhe sistemi i sundimit të ligjit ekziston vetëm sipërfaqësisht – dhe arsyeja për këtë, sipas “Der Spiegel”, është kjo “deri më tani kanë qeverisur ish-komandantët”.

Të lidhura

None found

“Tani kjo mund të ndryshojë: në fillim të javës postin e kryeministrit në Prishtinë e mori Albin Kurti. Qeveria e tij është e para që nga fundi i luftës më 1999 që gëzon legjitimitet të plotë demokratik, ajo nuk u krijua nga pazaret e bodrumeve apo nën përkrahjen e shteteve që mbrojnë Kosovën”, shkruan “Der Spiegel”.

Siç thotë tutje kjo revistë, ky është një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar së një rajon që pothuaj gjithkund sundojnë autokratë. BE duhet ta shohë këtë sinjal dhe në të ardhmen të marrë më seriozisht vullnetin e qytetarëve në Ballkanin perëndimor.

“Der Spiegel” përshkruan biografinë politike të Albin Kurtit si lider studentor, i burgosur politik në Serbi dhe si aktivist i majtë kundër establishmentit politik në Kosovë.

VV dhe LDK në zgjedhjet e tetorit kanë fituar një shumicë të dukshme. Kurti, sipas “Der Spiegel”, konsiderohet i pakorruptuar.

Edhe Vjosa Osmani paralajmëron një kthesë radikale. Ajo është kryetare e parlamentit dhe pas kryetarit të shtetit përfaqësuesja e dytë më e lartë e vendit.

Osmani kritikon korrupsionin e elitave dhe ngjashëm si Kurti edhe ajo dëshiron që në Kosovë të ndërtohet një shtet ku sundon ligji. “Vendi ynë tani e tutje do të drejtohet prej njerëzve që nuk kanë probleme me ligjin”, deklaroi Vjosa Osmani.

Tutje “Der Spiegel”, shkruan se në aspektin e brendshëm qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të pastrojë sistemin nga gjykatësit dhe prokurorët e padenjë për postet e tyre. BE duhet të mësohet me një qeveri që do të ketë vetëbesim.

Duke përshkruar dialogun Kosovë-Serbi, kjo revistë nuk pret normalizim të shpejtë të marrëdhenieve.

Kurti hedh poshtë shkëmbimin e territoreve, Osmani thotë se parakusht për dialog është njohja e Kosovës nga Serbia dhe trajtimi juridik i krimeve serbe të luftës.

“Nuk do të ketë paqe me Serbinë pa drejtësi për dhjetëra-mijëra viktima shqiptare të luftës”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

“BE duhet ta ketë parasysh se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mohon gjenocidin dhe të tërheq konsekuencat e duhura”.

Analistët në vend vetë e mirëpresin krijimin e qeverisë së re si “fillimi i një epoke të re”. Sidoqoftë, ndryshimi do të jetë i vështirë dhe, mbi të gjitha, i gjatë. Nuk janë vetëm vitet e favorizimit të ish-pushtetarëve që e bëjnë të vështirë për Kosovën. Qeveria e re është gjithashtu nën presion: partnerët e koalicionit negociuan për katër muaj pas zgjedhjeve.

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

9 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

25 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

2 hours ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago