Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e sotme plenare ka replikuar me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
“Mollë” sherri është bërë renditja në deklarimin e grupeve parlamentare, pasi Haxhiu ia bëri me dije kryeparlamentares se pas dy grupeve më të mëdha parlamentare është radha e tyre, e jo sërish e Vetëvendosjes. Por kryetarja e Kuvendit i tha se ajo nuk kishte deklaruar fjalën me kartelën zyrtare.
“Faleminderit kryetare, jo vetëm LVV-ja janë këtu. Radha e grupeve parlamentare është pra menjëherë pas PDK-së, Aleanca”, tha ajo.
Në seancën ku po diskutohet për fillimin e vitit të ri akademik, Haxhiu tha se janë marrë gjitha masat e duhura nga ministri Likaj, por i kërkoi atij që dezinfektimi të bëhet në gjitha komunat, pasi ka informacione se një gjë e tillë nuk është bërë.
“Dezinfektimi në disa komuna nuk ka ndodhur. Ju kisha lut të merrni informata të sakta ose konfirmuara prej drejtorive komunale ka a po jo dezinfektues. Nëse pakot dezinfektuese janë shpërndarë për një kohë bazuar në buxhetin që e kanë shkollat ato nuk janë të mjaftueshme për shkollat”, tha ajo.
Seanca plenre është duke vazhduar ku deputetët të ndryshëm të grupeve parlamentare po japin qëndrimet e tyre për rifillimin e procesit mësimor.
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…