Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku ka folur në Kuvend ku ka deklaruar se pak para votimit të Qeverisë Hoti, një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i ka kërkuar të mos e jap votën pro Qeverisë dhe i ka thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.
Baxhaku i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajnë Qeverinë e Avdullah Hotit “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.
Ai thotë tutje se Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaci për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t
‘i kërkuar ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Baxhaku thotë se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV’së.
“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, ka thënë Baxhaku.
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…
Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…
Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…
Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…
Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…