Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. Gjithashtu, Rasim Selmanaj ka thënë se dje ka qenë prezent në seancën e Kuvendit.
“Po, dje kam qenë prezent në seancën e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj për Express. Megjithatë, deputeti i AAK’së shprehet i befasuar me rezultatet dhe i bindur se nuk e ka infektuar askënd tjetër.”Unë jam shumë i befasuar nga rezultatet sepse jam ruajtur shumë. Gjithmonë kam qëndruar me maskë dhe gjithmonë e kam mbajtur distancën”, është shprehur Selmanaj. “Prej meje s’ka shance me marrë askush virusin”, shtoi Selmanaj.
Selmanaj ka thënë se brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv. Ai gjithashtu tha se para pak orëve ka shkruar se ka dalë negativ, megjithatë ishte vetëm një keqkuptim.
“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…