Categories: Uncategorized

Deçani merr masat kundër virusit koronavirusit

Komuna e Deçanit është duke ndërmarrë një sërë masash si pjesë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Me vendim të kryetarit Bashkim Ramosaj më 11 mars është formuar shtabi komunal emergjent, i cili ka ndërmarrë masa konkrete për të mbajtur situatën në kontroll.

Të lidhura

None found

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me mjete mbrojtëse për punë, por ka mungesë të barnave nga lista esenciale.Po ashtu, është vendosur tenda në hyrje të QKMF-së dhe pajisja me mjetet adekuate dhe është bërë dezinfektimi ditor i objektit. Ekipi komunal i dezinfektimit ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve publike në komunën e Deçanit.

Inspektorati Komunal sipas rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga shtabi emergjent, ka kryer inspektimin e rregullt në të gjithë operatorët ekonomikë dhe institucionet tjera ku janë pajisur edhe me mjete të punës nga komuna e Deçanit si maska, dorëza, dezinfektues. Inspektorati i komunës është duke u kujdesur për aplikimin e masave mbrojtëse nga operatorët ekonomikë siç janë marketet, furrat e bukës, pompat e derivateve etj. Stacioni Policor në Deçan është pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

Zjarrfikësit në Deçan po ashtu janë pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, rroba mbrojtëse dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.Punëtoret e ndërmarrjes komunale ,,Higjiena,, të cilët merren me pastrimin e qytetit dhe ekonomive familjarë të komunës së Deçanit që kanë të përfshirë 100% të territorit, janë të pajisur me rroba mbrojtëse, doreza, maska, dezinfektues etj.Stafi i reduktuar i komunës janë pajisur me mjetet mbrojtëse si doreza, maska dhe dezinfektues shkruan tch.

Po ashtu edhe KEDS-i dhe Posta që operojnë në Deçan janë pajisur nga ne me maska mbrojtëse.Është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve kryesore të qytetit të Deçanit, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe uji të pijes është i rregullt. Sfidat që përballet shtabi emergjent dhe komuna janë mungesa e vazhdueshme me pajisje standarde të personelit shëndetësor, mungesa me gjëra elementare për qytetarët e Deçanit, me theks të veçantë mielli. Problem ka nisur të bëhet skema sociale e familjeve me nevojë për gjera ushqimore të cilët kanë drejtuar kërkesa të shumta adresuar komunës së Deçanit.Shtabi emergjent, ka bashkërendim të detyrave me të gjitha institucionet që operojnë në komunën e Deçanit, siç janë punëtoret shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, kompaninë higjiena, inspektoratin e me theks të veçantë me kryetarët e fshatrave, thuhet në komunikatë.

të fundit

“Koha e sallamdisë dhe e oligarkisë ka marrë fund” – Gacaferi i kundërpërgjigjet opozitës për inspektoratin

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me funksionimin e…

2 minutes ago

Spanja shkon në pushim me avantazh minimal përballë Austrisë

Kombëtarja e Spanjës e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Austrisë.“La Roja” janë në avantazh 1-0, sfidë…

2 minutes ago

Mbyllet protesta e 33-të para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 3: “Do të qëndrojmë deri sa të lirohen të arrestuarit”

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit…

3 minutes ago

AUV: Ende s’ka vendim për mbyllje të subjektit, po priten analizat laboratorike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret…

13 minutes ago

Thousands of citizens fill the Boulevard as Rama continues accusing the protesters and blames the situation on citizens, not corruption and unfulfilled promises

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite sulmet ndaj protestuesve që prej më shumë se një muaji mblidhen çdo…

22 minutes ago

Tehran prepares for Ali Khamenei’s funeral on July 3, as Iran releases the official agenda and expects delegations from around 100 countries

Irani ka bërë publik kalendarin zyrtar të ceremonisë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, e cila do të mbahet më 3…

22 minutes ago