Categories: Uncategorized

Debati për ndihmat ndaj COVID-19 nga Serbia në Kosovë, BE-ja bën thirrjen e rëndësishme

Diplomatët evropian në Prishtinë bënë thirrje te dielën që të mos politizohen ndihmat në kohën e përballjes me COVID-19.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së si dhe ambasadorët Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës e Norvegjisë, i bënë këto komente në një komunikatë të përbashkët, pas reagimeve që nxiti një dhurim prej një mijë testesh nga Serbia për Kosovën.

Në komunikatën e diplomatëve evropianë thuhet se “përballë kësaj pandemie globale, politika duhet të lihet mënjanë, dhe aktorët politikë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që qytetarët, pa asnjë dallim, të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetjen ekonomike”.

Në reagim thuhet më tej se “bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal mundet vetëm ta përmirësojnë këtë përpjekje; të gjitha nismat e bashkëpunimit rajonal duhet të shihen pozitivisht. U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë dhe institucionalë në Kosovë që të mbështesin të gjitha përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik të koronavirusit, dhe të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Gjatë javës ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia dhe ai i Serbisë, Zllatibor Llonçar, biseduan në një video-konferencë të organizuar nga ministria e Jashtme italiane lidhur me urgjencën e përballjes me COVID-19. Në një njoftim thuhet se të dyja palët shkëmbyen pikëpamje dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Komunikimi u mbështet nga diplomatët amerikanë në Prishtinë dhe në Beograd të cilët thanë se është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t’iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi.

Kosova deri të shtunën mbrëma konfirmoi 510 raste të të prekurve nga koronavirusi nga të cilët 12 kanë humbur jetën, ndërsa 93 janë shpallur të shëruar.

Që nga fillimi i përballjes me pandeminë, në Kosovë janë kryer 4 mijë e 366 teste, ndërsa qeveria në detyrë është kritikuar për numër të vogël testimesh.

Një mijë testet nga Serbia që nga qeveria u cilësuan si veprim “i vullnetit të mirë”, nxiti kritika të ashpra ndaj saj. Në reagime nënvizohen mizoritë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë dhe qasja e Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nëntë vjet pas luftës, që mori fund më ndërhyrjen e NATO-s./VOA

të fundit

Fillon “rotacioni” brenda selisë blu, Flamur Noka nis aksionin e “spastrimeve” dhe heq nga grupi deputetët që nuk rimorën mandatin

Në nisje të sezonit të ri politik në vend, në Partinë Demokratike kanë nisur “spastrimet”. Sot janë hequr nga grupet…

14 minutes ago

Kryeministri belg tha se do të njohë shtetin palestinez, Netanyahu: Udhëheqës i dobët që kërkon të kënaqë terrorizmin islamik

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët…

50 minutes ago

Dafina Zeqiri përqafon ndryshimet e trupit pas lindjes së djalit, transformime me të cilat ballafaqohet secila grua

Dafina Zeqiri po e përqafon me shumë bukuri periudhën pas lindjes së fëmijës dhe ndryshimet që ajo sjell në trup.…

54 minutes ago

Zhegrova te Juve, Cassano: Transferimi më i mirë i merkatos në Itali

Edon Zhegrova ishte afrimi i fundit i Juventusit më merkaton e verës. Ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano e ka cilësuar…

1 hour ago

Gara për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, zbardhen emrat e kandidatëve

Pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës…

1 hour ago

“Kur ke mungesa, gjërat bëhen më të vështira”/ Sylvinho komenton zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të, kjo ndodhte edhe te Brazili

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit…

1 hour ago