Categories: Uncategorized

Dasma në Kosovë rezulton “minë me sahat”, infektohen me koronavirus 24 dasmorë

Prej ditësh grumbullimi i njerëzve është rreptësisht i ndaluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në Kosovë, vetëm dy ditë pasi u konfirmuar rasti i parë me COVID-19, nuk kanë nguruar të zhvillojnë një dasmë.

Një dasmë që në fakt ka rezultuar një “minë me sahat”, pasi prej saj deri tani kanë ndalë 24 raste pozitive, ndërsa pritet që numri të shtohet në ditët në vijim.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha se kjo ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.

“Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës më 12 mars, më 14 mars aty është bërë një dasmë në pjesën ku jeton komuniteti serb në veri të Kosovës në Zveçan ku kanë marrë pjesë 300 dasmorë. Aty ka rezultuar se ishte një i infektuar pastaj ky infektim është përhapur dhe deri tani janë në këtë pjesë të Kosovës më shumë se 24 të infektuar dhe numri i tyre po shtohet dhe dita ditës dhe që të gjithë kanë pasur lidhje me dasmën.

Të paktën 24 janë të identifikuar por numri mund të jetë shumë më i madh varet dhe nga analizat që do bëhen në ditët në vijim”, tha Spahiu.
Në Kosovë janë të infektuar 145 persona, janë shëruar 23 të tjerë, ndërsa është shëruar edhe një viktimë nga koronavirusi.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

28 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

44 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

1 hour ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

2 hours ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago