Categories: Uncategorized

Dalin rezultatet, nuk ka koronavirus në Kosovë

Gjatë ditës së sotme u dyshua për tre persona të jenë të prekur me koronavirus, por që rezultatet treguan që ata janë negative.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se tre pacientët që kanë ardhur nga Italia nuk kanë koronavirus, transmeton Zëri.info

Lexoni njoftimin e plotë:

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS! Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 25 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B. Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

1. Në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin e Gatishmërisë dhe Përgjigjes.

2. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në: • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve. • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes; Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government Ministria e Shëndetësisë / MinistarstvoZdravsta / Ministry of Health Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës Nacionalni Institut za Javno Zdravstvo Kosova / National Institute Public Health of Kosova 2 • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara; • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;

3. Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

4. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në: • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve. • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive pëër koronaviruson COVID19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK. • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.

5. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

6. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet: • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!

• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Lani duart porsa hyni në shtëpi!

• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit! • Lani duart pas përdorimit të tualetit!

• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

3 • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit! • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon! • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska! • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!

• Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë apo zona të prekura nga COVID-19 brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

• Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!

• IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme! Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 80 377 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 707 raste të vdekjes, derisa në Evropë, janë raportuar 276 raste me COVID-19 dhe 7 raste të vdekjes. Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

të fundit

Sali Berisha vjen me një rrëfim ndryshe: Me mjekësinë, një divorc i dhimbshëm…Si u njoh me bashkëshorten?

Pas suksesit të sezonit të parë, “Flet” me Ilnisa Agollin u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel. “Flet” është…

3 minutes ago

Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” – një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Rita Ora ka befasuar fansat së fundmi duke shpërndarë në InstaStory një video të realizuar nga një faqe fansash ku…

28 minutes ago

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11 fletë! Partitë që u janë tjetërsuar votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Sipas…

30 minutes ago

Khamenei nuk pranon thirrjen për tu dorëzuar/ Paralajmëron “dëme të pariparueshme” nëse SHBA-ja përfshihet

Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i hodhi poshtë të mërkurën thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u dorëzuar…

47 minutes ago

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i klubit kryeqytetas

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin shqiptar dhe atë të Kosovës. Ejup Mehmeti ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e…

56 minutes ago

140 të vrarë në Gazë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit, në shënjestër edhe ata që prisnin ndihma

Sulmet izraelite i kanë vrarë të paktën 140 njerëz në gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë…

60 minutes ago