Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se pensionistët e Kosovës nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.
Reçica ka thënë se kjo bëhet me qëllim të parandalimit të Covid-19.
None found
“Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar”, ka thënë Reçica.
Ai poashtu është shprehur se edhe ata që e fitojnë për herë të parë të drejtën për pension do t’u njihet e drejta nëse nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
“Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria. Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit”, ka thënë Ministri.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të…
Në bazë të raportimit nga “AlbanianScout”, bëhet fakt i kryer se talenti i Shqipërisë U15, Redon Pervetica, e ka mbyllur…
Kampionia dhe nënkampioni i Kosovës në basketboll, do të vazhdojnë me ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së grupeve…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në mënyrë që…
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë…
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda po shkëlqen në sezonin aktual te skuadra e Leipzigut që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.…