Categories: Uncategorized

COVID-19/ Ministri i prerë: 2 metra larg, s’ka dasma as fejesa e ditëlindje

Gjatë këtij viti nuk do të lejohet organizimi i dasmave, fejesave, ditëlindjeve e ceremonive mortore në Kosovë. Kështu bëri të ditur gjatë një konferencë për media Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kjo pasi, sipas tij, ky nuk do të jetë një vit normal.

“Ky nuk do të jetë një vit normal dhe sa më shpejtë që e kuptojmë aq më lehtë do ta kemi edhe ta përballojmë edhe ta kalojmë më shpejt. Këtë vit ndoshta nuk do të ketë festime ditëlindjesh me miq, fejesa, ahenjge, martesa e nuk do të kemi as ceremoni mortore me tubile.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindjet, se nuk do të fejohemi apo martohemi, por pa të ftuar dhe pa grumbullime”, tha Vitia para gazetarëve, gjatë prezantimit të fazave për kthim në normalitet.

Ministri në detyrë tha se ky vit do të jetë vit i distancës 2 metra, i maskave, i dorëzave dhe i higjienës personale, “sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më të përgatitur do të jemi”./Ekspress
!

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

6 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

41 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago