Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, ka njoftuar Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.
“Nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Në një njoftim për media thuhet se në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.
“Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.
Deri tash në Kosovë kanë vdekur 97 pacientë të prekur me COVID-19. Janë prekur gjithsejtë 4 mijë e 512 qytetarë, prej të cilëve 2 mijë e 156 janë shëruar.
Në gjithë botën janë prekur me shumë se 12 milionë banorë, janë shëruar gati 7 milionë dhe kanë vdekur 560 mijë njerëz.
Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…
Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë…
Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për…
Rreth një vit më parë, Olta Boka u bë nënë për herë të dytë dhe në familjen e saj u…
Dua Lipa dhe Callum Turner po vazhdojnë pushimet e tyre në Meksikë , duke marrë një pushim nga angazhimet e…