Vlora Çitaku e pranon kërkesën e Ministrit Glauk Konjufca për t’u larguar nga pozita, por ajo thotë se ka pasur kërkesë nga Presidenti Thaçi për ta vazhduar punën e saj si Ambasadore në SHBA.
Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e ka pranuar propozimin e kryediplomatit Glauk Konjufca për t’u larguar nga detyra.
Dekretin e shkarkimit të një ambasadori duhet ta nënshkruaj Presidenti, megjithatë në reagimin e saj në Facebook, Çitaku shkroi se do ta respektojë kërkesën e Konjufcës dhe se nuk do të tentojë të qëndrojë në një pozitë ku është e padëshiruar nga Qeveria shrkuane kspress.
Por në shpjegimin që ambasadorja e ka dhënë në gjuhën angleze në Twitter, ajo ka shtuar edhe një fjali tjetër.
Çitaku tregon se Presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar asaj që të vazhdojë detyrën e saj në krye të misionit diplomatik të Kosovës në SHBA.
“Edhe pse Presidenti ka autoritet ekskluziv për këtë vendim dhe ai më ka kërkuar mua të vazhdojë shërbimin me kapacitetet e mia të tanishme, unë do ta respektojë kërkesën e Qeverisë”, ka shkruar Çitaku.
Konjufca dje vazhdoi valën e dytë të shkarkimeve nga misionet diplomatike.
Ai propozoi shkarkimin ambasadorëve Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa, Ramadan Avdiu.
“Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, ka shkruar Konjufca.
Çitaku është emëruar në vitin 2015, ndërsa ajo e përfaqëson Kosovën edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Paraqitjet e Çitakut në OKB dhe përballjet e saj me kryediplomatin serb Ivica Daciq, janë përkrahur vazhdimisht në Kosovë.
Pas vendimit të Konjufcës dje, ka pasur reagime rreth largimit të Citakut nga detyra.
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…