Categories: Uncategorized

Cilët faktorë po i çojnë kosovarët drejt vetëvrasjes?

Psikologia Fjolla Ibrahimi, në një prononcim për “Zërin” ka theksuar disa nga faktorët e simptomat që shtyjnë drejt vetëvrasjes.

“Arsyeja pse një individ kryen vetëvrasje shpesh është e vështirë të përcaktohet, mirëpo nga shtysat madhore më të shpeshta janë: dëshpërimi, humbja e shpresës, sëmundja, papunësia, humbja e një marrëdhënie, vdekja e një personi të dashur, faji, zhgënjimet e ndryshme, të cilat personi që bënë vetëvrasjen ndonjëherë varet edhe nga marrëdhënia e vetëvrasësit me rrethin dhe shoqërinë”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe simptomat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje, ku stresi, shqetësimi emocional, të menduarit shumë, kërcënimi për ta lënduar veten janë ndër shkaqet që ndikojnë te një individ që të bëjë vetëvrasje. “Bërje kërcënimesh për ta lënduar ose për ta vrarë veten, kërkim mënyrash ose mjetesh për ta vrarë veten, të folur ose të shkruar rreth vdekjes, procesit të vdekjes ose vetëvrasjes janë shenja të rënda paralajmëruese që një njeri i shfaq, gjë që duhet kërkuar ndihmë në institucionet përkatëse.

Ndërsa shenjat që paraqesin gjendje më pak urgjente janë: shprehjet e mungesës së shpresës dhe të humbjes së qëllimit për të jetuar, largim prej miqve, familjes ose prej shoqërisë, sjellje në mënyrë të pakujdesshme. Të gjitha këto janë shenja që paralajmërojnë një vetëvrasje, mirëpo jokushdo që përpiqet të kryejë vetëvrasje i lejon të tjerët ta dinë se çfarë ka ndërmend të bëjë, por shumica shfaqin shenja paralajmëruese të tilla si këto”, ka njoftuar psikologia.

Ibrahimi ka sqaruar edhe moshat të cilat prekën më së shumti nga kjo sëmundje e që janë grup-moshat e reja, gjë që është jashtëzakonisht shqetësuese. “Kohëve të fundit e shohim se ka një trend në rritje të vetëvrasjeve edhe në Kosovë dhe sidomos te grup-moshat e reja të shoqërisë, gjë që është jashtëzakonisht shqetësuese dhe natyrisht shkaktarët janë individualë dhe të përgjithshëm. Mirëpo ndër shkaktarët që mund të theksojmë te vetëvrasjet në Kosovë janë pa dyshim edhe pasojat që vijnë si rezultat i luftës së fundit, i shkallës së lartë të depresionit dhe faktor të tjerë socio-ekonomikë, të cilët ndikojnë jashtëzakonisht shumë, si gjendja sociale, papunësia, e cila shpeshherë nga njerëzit me kushtet që u ofrohen në realitetin kosovar nuk mund ta përballojnë këtë”, ka theksuar Ibrahimi.

të fundit

Erdogan i kap gishtin presidentit Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale (PAMJET)

Një moment sa befasues aq edhe komik, u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk…

23 minutes ago

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë…

Postimi i Ramës: LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit…

39 minutes ago

Armë, dokumente false dhe vula në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi (EMRI)

Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…

1 hour ago

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…

2 hours ago

Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…

2 hours ago

Luiz Ejlli reagon ashpër pas humbjes së Zjerm në Eurovision: Pikë që ndahen sipas pasaportës…

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, lidhur me…

3 hours ago