Për të nisur punën si Kryeministër, Albin Kurtiti i duhen 61 vota të hënën në Kuvendin e Kosovës. Nëse dështon votimi, atëherë harxhohet hera e parë dhe shkohet me nomimin e kandidatit të dytë qoftë nga Vetëvendosje apo nga ndonjë parti tjetër. Presidenti mund të mandatojë secilin person që garanton se nuk e çon vendin në zgjedhje.
Nëse të hënën dështon votimi i Albin Kurtit për Kryeministër vendi nuk shkon në zgjedhje të reja. Do t’i jepet mundësia edhe një kandidati tjetër për Shef të Qeverisë qoftë nga Vetëvendosje, qoftë nga partitë tjera shkruan ekspress.
Herën e dytë, Presidenti i Shtetit ka diskrecion dhe mund ta dekretojë edhe ndonjë kandidat tjetër nga partitë tjera apo koalicionet që garantojnë se nuk e çojnë vendin në zgjedhje.
“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në pikën 4 të nenit 95 të Kushtetutës.
Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.
Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.
Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Tash janë bllokuar te pozita e Kryetarit të Kuvendit që e ka marrë Vetëvendosje në seancën e 26 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet. Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.
Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh
një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Rikujtojmë që sfida kundër…
Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet…
Ditën e diel moti parashikohet me mot të qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjeshtaur vranësira të pakta kalimtare…
Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.…
Teksa nuk na ndajnë shumë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezi kanë provokuar me një banderolë. Një grup tifozësh, janë ngjitur…
Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet…