Buxheti për këtë vit ende nuk është miratuar, teksa pas kërkesës së ministrit të Financave dhe të Transfereve Besnik Bislimit deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars. Në rast se buxheti nuk votohet deri në këtë datë pagesat do të ndalen. Në ndërkohë, nga ky dikaster u konfirmua që buxheti është në fazën e harmonizimit.
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk kanë arritur ta përfundojë hartimin e projektbuxhetit për vitin 2020. Ndonëse me kërkesë të ministrit të Financave dhe të Transfereve Besnik Bislimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet edhe për muajin mars. Në rast që buxheti nuk arrin të finalizohet deri më datën 31 të këtij muaji ka rrezik të ndalen të gjitha pagesat në vend shkruan ekspress.
Në ndërkohë, nga Ministria e Financave dhe e Transfereve është bërë e ditur që projektbuxheti për vitin 2020 është në harmonizim e sipër. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, deri më tani Qeveria nuk është vonuar në miratimin e buxhetit, por procedurat duhet të vazhdojnë tashmë për të arritur miratimin në kohën e duhur.
Kosova pati hyrë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar, për shkak se në kohën kur ishte dashur të miratohet Kosova nuk e kishte zgjedhur qeverinë e re, e cila kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…