Bisedimet LSDM – BDI janë pozitive, drejt fundit për formimin e qeverisë stabile, vlerëson analisti politik nga Kosova Baton Haxhiu duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij bashkëqeverisja e dy partive do të shpie drejt ngritjes së pozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe marrëdhënieve shqiptaro – maqedone. Sa i përket kryeministrit shqiptarë, Haxhiu thotë se kjo do të ishte mirë të jetësohej në një periudhë të mëtejme pasi Maqedonia të mbyll realizimin e marrëveshjeve me fqinjët.
“Një bashkëqeverisje e një koalicioni është një farë shtytje që funksionaliteti i qeverisjes dhe funksionaliteti i marrëdhënieve të mira shqiptaro maqedonase do të jetë në kulm. Ajo që gjithashtu është e rëndësishme është që këto negociata kanë mundësinë që viti i fundit i qeverisjes si kryeministrisë mund t’i takojë shqiptarëve, dhe natyrshëm mund ti takojë pasiqë përgatiten zgjedhjet e reja dhe tregon një simbolikë se një kryeministër të jetë në të ardhmen shqiptarë. Maqedonia i ka dy procese në vitin e ardhshëm menjëherë sapo të formohet qeveria, ka marrëveshjen me Bullgarinë dhe realizimin e marrëveshjes me Greqinë, dhe për këto dy marrëveshje që i takojnë kryesisht maqedonasve, nuk do të duhej që në këtë fazë të jetë kryeministri shqiptarë.”, tha Baton Haxhiu, analist politik.
Haxhiu thotë se pushteti i ardhshëm i përmbush kushtet për një qeverisje të mirë.
“Qeveria është LSDM – BDI – PDSH. Janë të tri partitë këtu. Është një realizim edhe I premtimit të zotit Menduh Thaçi që zëvendës kryeministri I parë I cili duhet vendimet që kanë të bëjnë me shqiptarët të meren me konsenzus, do të jetë ai I cili do I takojë partive shqiptare, dhe kjo është ndoshta suksesi. Besoj që nesër pasnesër do të kemi marrëveshje të qeverisë dhe kjo marrëveshje besoj I përmbush kushtet edhe në strukturë edhe në qeverisje edhe në ardhmëri.”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut kjo strukturë politike brenda ekzekutivit do të shpierë përpara proceset integruese drejt BE-së, pas një viti qeverisje me mbylljen e çështjeve ndërfqinjësore.(Tvm2)
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…