Categories: Uncategorized

Bisedimet Kosovë-Serbi: BE-ja takim në Bruksel një javë para Uashingtonit

Një javë para se Kosova e Serbia të takohen në Shtëpinë e Bardhë, Bashkimi Evropian ka thirrur takim mes palëve. Veçse aty nuk shkojnë kryeministrin Hoti e Presidenti serb, Vuciç.

Nën hijen e takimit në Shtëpinë e Bardhë, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim mes atyre që quhen ekspertë nga Kosova e Serbia.

Të lidhura

None found

Më 27 gusht, BE-ja planifikon t’i vazhdojë negociatat mes Kosovës e Serbisë, derisa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka organizuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.

Zëdhënësja e BE’së për Politikë të Jashtme, Nabila Massrali, i ka thënë Gazetës Express se të premten do të ketë takim në nivel ekspertësh në Bruksel.

“Dialogu, pas rinisjes së tij me nivelin më të lartë në fund të korrikut, do të vazhdojë me serinë e takimeve në nivel eskpertësh. Ne e konfirmojmë se takimi do të mbahet më 27 gusht. Si rregull që e kemi, ne nuk i konentojmë diskutimet që do të vijnë”, ka thënë Massrali.

Në këtë nivel, Kosova përfaqësohet nga Skender Hyseni, të cilin kryeministri Hoti, në pajtim me Presidentin Hashim Thaci, e ka emëruar koordinator për dialogun me Serbinë.

Në nivel ekspertësh, pala serbe përfaqësohet nga Marko Gjuriq, që në Serbi mban postin e shefit të së ashtuquajturës “zyrë për Kosovë”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rinisi pas dy vjet ndërprerje në Bruksel, gjatë korrikut të këtij viti. Ky takim u mbajt mes Hotit dhe Vuciqit.

Ndërkaq, Rober O’Brien, këshilltar i Presidentit Trump ka organizuar takimin mes palës kosovare dhe serbe, në Uashington, më 2 shtator, më pas është shtyrë më 4 shtator.

Gazeta Express ka raportuar se takimi do të shtyhej dhe se një nga aryset, sipas burimeve diplomatike të gazetës, ishte mundësia që edhe presidenti Trump të merrte pjesë në takim.

Emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se në takimet që po ndërmjetëson SHBA’ja flitet për çështje ekonomike, e jo konfliktin politik. /Express/

të fundit

Policia përgatitet për protestën kombëtare të studentëve, autoboti i ujit pranë Kryesisë së Kuvendit

Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…

12 minutes ago

Mustafi: Fitorja e studentëve në Serbi hap mundësi për shqiptarët e Luginës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

16 minutes ago

Llapi dhe Prishtina zbulojnë formacionet për derbin e javës së 12-të në Superligë

Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

18 minutes ago

Drita kërkon fitoren e katërt radhazi ndaj Vushtrrisë, publikohen formacionet

Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…

24 minutes ago

Opposition calls for Gërvalla and Sveçla to step down despite Hoxha’s resignation

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

30 minutes ago

Sefer Isufi appointed military adviser to President Shiroka-Pula

Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…

30 minutes ago