Categories: Uncategorized

Berlini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës

Njësoj sikurse SHBA-ja, një vendim për heqje të menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do ta mirëpriste edhe qeveria e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vitit të kaluar kishte udhëhequr përpjekjet për të ulur në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Kështu i ka thënë Gazetës Express një zëdhënës i Qeverisë Federale, duke thënë se një vendim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për rifillimin e negociatave

Krijimi i institucioneve të reja në Kosovë që erdhi si rezultat arritjes së marrëveshjes politike LVV-LDK, ka aktivizuar edhe shtetet e fuqishme perëndimore të cilat synojnë dhe kërkojnë rinisje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkon nga qeveria Kurti që taksa të hiqet menjëherë, ndërkohë kundërshton idenë e kryeministrit Kurti për zëvendësimin e tarifës 100 % me reciprocitet.

Heqjen e menjëhershme të taksës e parapëlqen edhe Qeveria Federale e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga qeveria e Merkel thuhet se qëndrimi gjerman mbetet i pa ndryshueshëm dhe se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës më qëllim të rinisjes së dialogut.

“Pozicioni ynë mbetet i pa ndryshuar: Qeveria gjermane do të mirëpriste një heqje të menjëhershme të taksës 100 % që është vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane për Gazetën Express.

Për qeverinë e Merkel një vendim i tillë për heqje të taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës do të ishte një veprim shumë i rëndësishëm për të rinisur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për rinisjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka përfunduar ky zëdhënës për Gazetën Express.

Ndërkohë nga zyra e Merkel nuk kanë dhënë ndonjë koment sa i përket deklarimeve të Kurtit se do të heqë taksën sapo të vendoset masa e reciprocitetit, përveç atij se do të mirëprisnin një heqje të menjëhershme të taksës.

Megjithatë pritet të shihet nëse Albin Kurti si kryeministër do të ndryshojë qëndrim lidhur me modalitetin se si do të hiqet taksa. A do të merret një vendim i menjëhershëm apo do t’i qëndrojë prapa fjalëve të tij se do ta heq taksën sapo të vendoset reciprociteti.

Gjatë kësaj fundjave kryetari i Qeverisë së Kosovës do të qëndrojë në Mynih të Gjermanisë në kuadër të Konferencës për Siguri, e ku do të marrë pjesë në një panel të përbashkët diskutimi me Vuçiqin, ndërkohë me shumë gjasë do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të fuqive perëndimore që do të qëndrojnë në qytetin gjerman.

Përveç kësaj, Kurtin në Berlin e ka ftuar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë ende nuk dihet data kur do të realizohet takimi.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

7 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

9 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

26 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

40 minutes ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

45 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…

1 hour ago