Categories: Uncategorized

Berat Buzhala “gozhdon” Ramën: A nuk ju mjafton Shqipëria që merreni me Kosovën?

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” me gazetarin kosovar Berat Buzhala. Rama ka folur për Shengenin e Ballkanit. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka qenë kundër kësaj nisme.

Më tej, Rama përmendi edhe ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, të cilin e konsideroi një politikan folklorik dhe e akuzoi si gënjeshtar, pasi sipas Ramës, ai ka gënjyer kur ka thënë se kishte ushtruar presion në Berlin mbi Haradinajn për heqjen e taksës.

Më tej, gazetari Buzhala e pyeti kryeministrin Rama se përse një politikan shqiptar merret kaq shumë me një shtet tjetër ndërkohë qe kryeministri Rama iu kundërpërgjigj me të njëjtën pyetje.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Isa Mustafa nuk i thotë të gjitha çfarë mendon. Sa herë kam qënë në tavolinë me të dhe me Hashim Thaçin, e nuk ka thënë njëherë se jam kundër. Unë e binda Vuçiçin se i thashë nuk bëj marrëveshje për tregëti të lirë. Unë tani thyej presidentin e Serbisë dhe nuk bind dot këta.

Buzhala: E dini biografinë e Vuçiçit?

Edi Rama: Pse kam gjë ndërmend ta marr për krushk? Nuk kam ndërmend të bëj krushqi me Vuçiçin. Ramushin mos ma përmend fare se nuk e llogaris tek njerëzit që merr vesh nga këto punë. Ramushi për luftën i bëj respekte, për paqen nuk e konsideroj fare. Ai është politikan folklorik. Haradinajn si kryeministër e kam respektuar maksimalisht, ndërsa ai ka gënjyer derrçe. Kështu i themi ne në Tiranë. Në Berlin, Haradinaj mori vendimin më të keq për Kosovën. Këtu është fjala ime kundër të tijës. Unë thjesht i thashë Ramush dëgjoje dhe pranoje këtë propozim. Aty ka patur dëshmitarë. Unë nuk kam dashur të hyj në debate të tjera.

Buzhala: Çfarë ka gënjyer?

Rama: Tha se Edi Rama më bëri më shumë presion për të hequr taksën.

Buzhala: A nuk ju mjafton Shqipëria që vini merreni me Kosovën?

Rama: Po ju nuk mjafton Kosova që merrni në intervistë politikanë shqiptarë?

Buzhala: Ju keni hapur proces gjyqësor kundër Haradinajt..

Rama: Ramushin e kam çuar në Gjykatë në Prishtinë sepse populli i Kosovës duhet të mësojë të vërtetën. Lidhja me Kosovën nuk është lidhje elektorale ndërsa Ramushi me Kosovën është lidhje elektorale. E kam mbështetur kur ka vendosur taksën por i kam thënë që përdore për mjetet e duhura dhe mos u bëj si Donald Trump që i vë taksa Kinës.

Buzhala: Po me Albin Kurtin çfarë keni? Pse e kritikoni?

Rama: Nuk e kam thënë këtë. E kam mbështetur Albinin për atë që po bën.

Buzhala: Pse?

Rama: Sepse Kosova më intereson. Jam person që ja them njerëzve të Kosovës të vërtetën. Unë jam me të drejtën dhe e ardhmja është me mua në këtë rast. Unë jam kryeministër i një shteti tjetër por jam shqiptar 100% ashtu siç janë kosovarët për të cilën më dhemb për atë çfarë dëgjoj.

Buzhala: Është mirë që ju në vend se të merreni me Kosovën të kujdeseni për imazhin e Shqipërisë që flitet për krimin e organizuar etj…

Rama: Unë flas për reputacionin ndërkombëtar shqiptar që ka të bëjë me nivele të larta. Gazetarë që shkruajnë Kolumbia…dhe Venezuela…. ka kudo.

Buzhala: A nuk ju duket e tepërt që nga Shqipëria sulmoni politikanët e Kosovës?

Rama: Unë nuk e bëra që ti pëlqej askujt, kur komunikoj për çështje të Kosovës them atë që ndjej se duhet të dëgjojnë njerëzit e Kosovës. Nuk jam përzier në punët e Kosovës për kryeministrat dhe Ramushi nuk është më kryeministër.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

27 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

31 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

47 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago