Categories: Uncategorized

Bëhuni gati për “dimër”, shi, borë e erëra gjatë këtyre ditëve

Temperaturat në Kosovë pritet që të bien ndjeshëm.

Prishtina Weather në parashikimet për motin ka bërë të ditur se sonte do të ketë të reshura të shiut, dhe do të jetë shumë ftohtë e do të ketë erëra shumë të forta si pasojë e një cikloni në Itali.

Edhe gjatë së enjtes do të jetë shumë ftohtë, derisa në disa vende me lartësi mbidetare mbi 2000 metra priten edhe reshje të borës.

Sonte të reshura shiu, të enjten më ftohtë dhe me erë. Nga e premta kryesisht me diell, temperaturat në rritje.

Njoftimi i plotë i Prishtinia Weather

7.10.2020 – Një ciklon nga Italia po kalon nga rajoni ynë, që në mbrëmje dhe gjatë natës sjell sërish të reshura. Ky ciklon bart me vete masa më të ftohta ajrore, të cilat të enjten do të zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare, si dhe parashihet të fryj erë më e ftohtë nga krahu verior.

Nga dita e premte mbi vendin tonë shtrihen fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë, të cilat sjellin përmirësim të motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.

Në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike kalon mbi rajon, që në vendin tonë sjell sërish mundësi për të reshura shiu, e në disa pjesë të Kroacisë po priten edhe reshje dëbore.

8.10 – Më ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes vende-vende me reshje shiu, e në disa zona të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe borë. Ditën kryesisht me vransira, dhe intervale me diell.

9.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë.

10.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, me vransira kalimtare kryesisht të nivelit të lartë.

12.10 – Më ngrohtë gjatë ditës, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare të nivelit të lartë.

13.10 – Kryesisht me vransira, në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditën e enjte temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, me minimalet që gjatë natës zbresin deri në 7C, e maksimalet në 15C. Nga dita e premte maksimalet rriten në 18C deri 21C.

Të enjten era do të fryj mestare dhe e fuqishme nga veriu veriperëndimi 6-15m/s, nga rrethina e Istogut me hove prej 20m/s deri 25m/s. Mëngjesin e së premtes era pritet të pushojë. Nga e premta dhe në fundjavë do të fryj drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-7m/s

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

të fundit

VIDEO/ Asllani shënon në 11 metërsh, kuqezinjtë kalojnë në avantazh

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhbllokuar sfidën në 1-0 ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë çoi…

12 minutes ago

Kuqezinjtë duan fitoren me çdo kusht, nis dueli delikat në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida…

35 minutes ago

Mungon në ndeshjen e Kombëtares, por për Ramadanin dhe shokët e tij kjo ishte një ditë historike

Një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në grumbullimin e shtatorit ishte mesfushori Ylber Ramadani. Një virozë dhe përsëritja e…

56 minutes ago

Shkarkimi i Bayrou nga detyra/ Macron emëron Sebastien Lecornu kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar ministrin e Forcave të Armatosura Sébastien Lecorni si kryeministër, duke zëvendësuar Francois Bayrou që…

58 minutes ago

U tha se janë ndarë, Mirlind Daku i vë “vulën” dashurisë me modelen

Është aluduar prej kohësh se sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku dhe modelja Vesa Vllasaliu janë ndarë. Por reagimi i fundit…

59 minutes ago

Nga Javier Bardem te Mark Ruffalo, rreth 1500 artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje…

1 hour ago