Categories: Uncategorized

BE thirrje Kosovës të miratojnë Kodin e rishikuar të Procedurës Penale

Zyrtarët nga Kosova dhe Bashkimi Evropian gjatë një mbledhje online ditën e djeshme dhe sot, diskutuan zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë.

Diskutimi u mbajt në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit dy ditor, zyrtarët shkëmbyen pikëpamje për fusha të ndryshme që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe punët e brendshme.

Në të gjitha fushat, Bashkimi Evropian dhe Kosova u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të përfshira në Agjendën e Reformave Evropiane, dhe të rekomandimeve të Raportit të Komisionit për Kosovën të vitit 2019.

Sa u përket të drejtave dhe të drejtave themelore të pakicave, Avokati i Popullit përshkroi situatën e përgjithshme në Kosovë, dhe përfaqësuesit diskutuan zbatimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave, barazinë gjinore, lirinë e shprehjes dhe të drejtat e pronës.

U diskutua edhe situata e komuniteteve pakicë, përfshirë zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe integrimin i komuniteteve rom dhe ashkali.

Në fushën e punëve të brendshme u shkëmbyen pikëpamje për luftën kundër terrorizmit, kundërveprimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe për migracionin, azilin dhe menaxhimin e kufijve, njofton KP.

Të dyja palët u pajtuan se zbatimi i plotë i të gjitha strategjive në këto fusha është me rëndësi vendimtare.

Komiteti nënvizoi përkushtimin e autoriteteve për aranzhimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket gjyqësorit, palët diskutuan Shqyrtimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe punën për strategjinë e përgjithshme të sektorit në këtë fushë.

Në takim u paraqit edhe shtrirja e mëtutjeshme e sistemit elektronik të menaxhimit të rasteve dhe regjistrit qendror të shënimeve penale.

BE-ja theksoi edhe nevojën që Kuvendi të emërojë anëtarët e mbetur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe që autoritetet t’i zbatojnë plotësisht Ligjin për Ndërmjetësimin dhe Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u diskutua një numër i zhvillimeve legjislative.

Të dyja palët u pajtuan se zbatimi i plotë i të gjithë legjislacionit të ri të lidhur me sundimin e ligjit do të jetë me rëndësi vendimtare.

BE-ja u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të miratojnë Kodin e rishikuar të Procedurës Penale, si dhe legjislacionin e mëtejshëm të lidhur me luftën kundër korrupsionit.

Të dyja palët folën edhe për çështjet e bashkëpunimit policor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Palët diskutuan edhe nevojën për të forcuar përpjekjet dhe kapacitetet për të trajtuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Në mënyrë të veçantë, u fol për konfiskimin e pasurive kriminale si çelësi për të arritur progres në këtë fushë.

të fundit

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor që ka marrë votat me krim

Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit”…

5 minutes ago

Besa zyrtarizon Leart Zekollin, ish-anësori i Partizanit i bashkohet verdhezinjve

Kategoria e ParëBesa ka zyrtarizuar afrimin më të ri në radhët e saj [...]Read More...

9 minutes ago

Gjilani zyrtarizon Marijan Coric, portieri firmos deri në vitin 2028

SC Gjilani ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me portierin Marijan Coric, i…

22 minutes ago

Former commander: Radoicic acts under the influence of Vucic and Vulin, links Banjska to scenarios from Belgrade

Ish-eprori dhe luftëtari i UÇK-së dhe TMK-së, Naim Miftari në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për paraqitjen e…

26 minutes ago

The Protest That Brought Down the Myth of the Painter and Brought the Notary of Crime to the Fore

Andi Bushati shkruan se, ndonëse askush nuk mund të parashikojë momentin e rënies së Edi Ramës, sot sipas tij është…

26 minutes ago

“The era of disorder and oligarchy has come to an end” – Gacaferi hits back at the opposition over the inspectorate

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me funksionimin e…

26 minutes ago