Categories: Uncategorized

BE-ja konfirmon mbajtjen e takimeve Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka konfirmuar do të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, të hënën do të zhvillohet takimi në nivel të lartë, ndërsa gjatë fundjavës në nivel të ekspertëve.

Të lidhura

None found

Ai ka thënë se të hënën, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak do të presin kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ky zëdhënës i BE-së ka paralajmëruar se në takimin e së hënës, do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me “aranzhimet për komunitetet jo shumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë nga ana palëve”.

Ai nuk ka dashur të tregojë hollësi rreth këtyre temave.

I pyetur se a do të diskutohet edhe për dëmet e luftës, një çështje që në opinion është përmendur shpesh nga ana e zyrtarëve të Kosovës, Peter Stano ka thënë se vet ideja e takimit është që të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Stano po ashtu ka refuzuar që të saktësojë se a kanë të drejtë apo jo palët në interpretimet e tyre për dialogun, me palën kosovare që thotë se është vetëm dialog politik që do të rezultojë me njohje, dhe atë të Serbisë se nuk diskutohet për njohjen.

“Ky është një dialog që do të rezultojë me një normalizim të raporteve mes palëve dhe që do të përmbyllej me një marrëveshje ligjërisht obliguese”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar se interpretimet dhe qëndrimet shpesh të ndryshme të palëve janë pjesë përbërëse e këtij procesi.

“Ne jemi lehtësues e jo komentues të dialogut”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Burimet e BE-së kanë paralajmëruar se gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, në Bruksel do të ketë takime edhe nga ana e ekspertëve, të cilët do të merren me çështjet e të zhvendosurve dhe bashkëpunimit ekonomik, tema këto të cilat ishin në rend ditë në dy takimet e fundit.

Qëllimi është që palët sa më shumë të afrohen për këto tema dhe, mundësisht edhe të bien dakord, thonë burimet e BE-së.

Takimet në Bruksel, këtë fundjavë dhe të hënën, vijnë menjëherë posa të kenë përfunduar takimet në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë, të thirrura dhe ndërmjetësuara nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

të fundit

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

9 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

12 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

22 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

23 minutes ago

LSDM sulmon ish-kreun Branko Cërvenkovski: E akuzon për bashkëpunim me OBRM-PDUKM-në dhe ZNAM-in

Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë…

23 minutes ago

Videoja romantike e Kejsi Borrit ngjall dyshime për lidhje, por zbulohet e vërteta

Kejsi Borri është përfshirë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shfaqet në momente…

23 minutes ago